
Eliza Hoxha, ish-deputete e PDK, ka reaguar në lidhje me ndryshimin e orarit të mësimit nga Komuna e Prishtinës.
Hoxha ka vlerësuar se Komuna e Prishtinës ka shkelur Kushtetutën.
Postimi i plotë:
Shteti i Kosovës si shtet laik për nga Kushtetuta jetën publike e rregullon dhe e organizon bazuar në normat juridike që dalin nga Kuvendi i Kosovës dhe Ministritë e linjës.
Liritë fetare dhe liritë e tjera individuale janë të garantuara në Kushtetutë dhe mund të ushtrohen si e drejtë individuale dhe grupore brenda llojit por vendimmarrja e tyre nuk mund të mbivendoset mbi normat juridike publike.
Liritë janë të plota kur ushtrohen brenda domenit dhe nuk cenojne natyrën e rregullimit shtetëror.
Komuna e Prishtinës sot e ka shkelur Kushtetutën e Kosovës.
Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës duhet të vlejnë njësoj për të gjitha institucionet e Kosovës, pa dallim.
Respekt për agjeruesit e besimtarët!



