
Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova, ditët e fundit ka realizuar një nga transferimet më të bujshme të merkatos së verës.
Ai ka firmosur me gjigantin italian, Juventusin, duke u transferuar nga Lille për një shumë rreth 20 milionë euro.
Ndërkohë, politikani shqiptar, Erion Braçe, ka reaguar ndaj lojtarit kosovar duke e kritikuar për stilin e tij të veshjes.
“Pupupupupu! Ngriji pantallonat o çun. Po vjen te ekipi i avokatit, jo te klubi i getos”, ka komentuar Braçe në lidhje me paraqitjen e Zhegrovës gjatë vizitës së tij te Zonja e Vjetër.
Kujtojmë se Zhegrova do të mungojë në ndeshjet e shtatorit me Kombëtaren e Kosovës, si pasojë e angazhimeve që lidhen me transferimin te Juventusi.



