
Çun Lajçi, aktor i njohur, është përfshirë në debatin për çështjen e presidentit.
Në një shkrim, Lajçi ka pëkrahur Vjosa Osmanin edhe për një mandat si presidente.
Madje, Lajçi i ka shkruar publikisht kryeministrit Albin Kurti.
“Në diplomaci, perceptimi dhe qasja janë thelbësore. Është fakt i njohur se Donald Trump i ka shprehur gatishmëri komunikimi të drejtpërdrejtë Presidentes Osmani lidhur me çështjet që prekin raportet me Serbinë. Kjo nuk është çështje simpatie personale, por çështje e kapitalit diplomatik” – ka shkruar Lajçi.



