Lladrovci: Kurti kërkoi fillimisht vota për Konjufcën president

Kryetari i Drenasit thotë se VV nuk arriti të sigurojë vota për Glauk Konjufcën dhe se familja Jashari “nuk është për karrierë individësh”.

Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, fillimisht ka pasur si synim që për postin e Presidentit të Kosovës ta propozojë të dytin e partisë së tij, Glauk Konjufca.

banner

Sipas Lladrovcit, pasi nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për Konjufcën, Kurti është kthyer te ideja e një kandidati nga familja Jashari.

“Deri tash nuk iu desh familja Jashari, tash po sepse nuk mund ta kalojë propozimin e presidentit dhe as nuk do të jetë Vjosa Osmani. Sipas informatave të mia, VV ka kërkuar vota për mikun tim Glaukun dhe nuk ka arritur të gjejë vota te opozita. Kur nuk i kalon Glauku, rikthehet te familja Jashari. Jasharajt nuk janë për karrierë të individëve,” ka thënë Lladrovci, siç e ka cituar Gazeta Express.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.