Bernie Sanders për protestat në Shqipëri: Kjo është fytyra e oligarkisë globale — dhe njerëzit po thonë JO

Senatori amerikan Bernie Sanders ka reaguar për protestat kundër projektit turistik në Zvërnec të Shqipërisë, duke e lidhur atë me ndikimin e oligarkisë globale.

Në një postim, Sanders tha se mbi njëqind mijë njerëz kanë dalë në rrugë kundër një resorti luksoz që, sipas tij, dëmton rëndë mjedisin.

Ai përmendi edhe dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, si pjesë e projektit.

“Në Shqipërinë e vogël, mbi njëqind mijë njerëz kanë dalë në rrugë kundër një resorti luksoz që dëmton rëndë mjedisin”, ka shkruar Sanders.

Sipas tij, projekti është planifikuar nga Jared Kushner dhe partnerët e tij miliarderë nga Katari.

“Kjo është fytyra e oligarkisë globale — dhe njerëzit po thonë JO”, deklaroi Sanders.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.