
Duket se afërsia e dikurshme mes Vjosa Osmanit dhe Donika Gërvallës i takon historisë. Madje, duket se është një e kaluar që nuk kthehet më. Në bazë të informacioneve të Gazetës Politika, Gërvalla është kundër votimit të Osmanit për presidente edhe për një mandate. Koha kur Osmani e Gërvalla luftonin bashkë politikisht në LDK e pastaj në GUXO duket e përënduar. Çka po ndodh?
Politika ka marrë vesh që Gërvalla është “kundërshtarja më e ashpër” e Osmanit në këtë garë. Gëralla, siç tregojnë burimet e afërta me GUXO-n, është shprehur haptas kundër përkrahjes së kandidatures së Osmanit, duke përdorur edhe presion ndaj deputetëve të GUXO-s.
Sidoqoftë, burimet theksojnë se Faton Peci, bashkëkryetari i GUXO-s, është në favor të votës pro Osmanit. Njëjtë edhe deputetët e GUXO-s. Madje, njëri nga ta, pra Haxhi Avdyli, ka folur edhe publikisht në lidhje me këtë temë.
Vjosa Osmani është kandidatja më e mirë që ka Kosova për momentin. Duke parë punën e saj, angazhimin dhe përfaqësimin në arenën ndërkombëtare, është në interesin e Kosovës që të vazhdojë dhe s’ka çka të eksperimentojmë më shumë” – u shpreh Avdyli.
Megjithatë, Gërvalla nuk është deklaruar fare për këtë temë deri tash.
“Jo faleminderit shumë. Jam duke shkua në zyre. Ditën e mirë”, ka thënë Gërvalla në pyetjen e Nacionales nëse e përkrah Osmanin për një mandat tjetër në krye të Presidencës.
Kanë mbetur edhe disa ditë kohë deri në kalimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, që përfundon saktësisht me 5 mars.



