
Londrimi, Eliona, Klodi, Hygerta dhe Ludo Lee përballen sonte në garën e madhe për çmimin final.
Ka nisur finalja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, spektaklit që ka mbajtur të gozhduar para ekranit mijëra shikues për javë me radhë.
Pas një rrugëtimi të gjatë me sfida, dinamika të forta, debate dhe momente emocionuese, në natën finale kanë arritur pesë banorë: Londrimi, Eliona, Klodi, Hygerta dhe Ludo Lee. Secili prej tyre ka ndërtuar një lojë të veçantë dhe ka fituar mbështetje të konsiderueshme nga publiku.
Finalja pritet të shoqërohet me surpriza, performanca speciale dhe rikujtim të momenteve më të spikatura të këtij edicioni. Votat e publikut do të jenë vendimtare për të përcaktuar fituesin e madh të Big Brother VIP Kosova 4.



