Vuçiq: Nuk ia kam shtrënguar kurrë dorën Albin Kurtit, gjithmonë shpërthen në sharje ndaj meje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur në lidhje me arrestimin e katër serbëve në Syriganë të Skënderajt, të cilët dyshohen për krime lufte në Kosovë.

Vuçiqi ka përmendur edhe kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

banner

Madje, ai ka pasur edhe disa pretendime të çuditshme, duke e akuzuar Kurtin se e ofendon në takimet në Bruksel.

“Sot po arrestojnë njerëzit tanë. Sot, katër persona u arrestuan në Syriganë të Skënderajt për krime të dyshuara lufte. Kosova po e ndjek Kroacinë në gjithçka, por në fund të fundit ata kanë mbështetjen e heshtur të botës perëndimore. Dhe ne nuk duhet të jemi jashtë tryezës, sepse nëse nuk je në tryezë, atëherë je në menu. A mendoni se më pëlqen ta shikoj Kurtin? Nuk ia kam shtrënguar kurrë dorën. Nuk ka pasur kurrë një takim të këndshëm me ta, gjithmonë shpërthen me sharje, pothuajse deri në pikën e konfrontimeve fizike. Në disa raste, por nuk do të hyj në detaje rreth kësaj”, shtoi presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.