
Pas komenteve të shumta që i kërkojnë Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje ta propozojnë, Osmani falënderon qytetarët për mbështetjen.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar në rrjete sociale pas reagimeve të shumta që ka marrë ditët e fundit, ku qytetarë të shumtë i kanë kërkuar kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjës Vetëvendosje ta propozojnë atë për presidente.
Përveç qytetarëve, me komente pro Osmanit janë vërshuar edhe deputetë dhe zyrtarë të Vetëvendosjes, kudo që kanë folur publikisht, duke shprehur mbështetje për Osmanin.
Në reagimin e saj, Osmani ka falënderuar qytetarët për besimin dhe përkrahjen.
“Faleminderit për besimin. Faleminderit për dashurinë. ❤️🇽🇰
Mbështetja dhe zëri juaj janë forca që më kanë udhëhequr dhe do të vazhdojnë të më udhëheqin në çdo hap,” ka shkruar Osmani.



