Nagavci fajëson opozitë: Ka tendencë ta dërgojë vendin në zgjedhje

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se tendenca e dy partive më të mëdha opozitare, PDK dhe LDK është ta dërgojë vendin në zgjedhje.

Pas dështimit të seancës për zgjedhjen e presidentit, Nagavci para gazetarëve ka thënë se qasja e këtyre partive opozitare dëshmon qëllimin për ta pamundësuar zgjedhjen e presidentit. 

banner

“Qasja e tyre vetëm e dëshmon edhe një herë tendencën e këtyre partive që të pamundësojnë zgjedhjen e presidentit dhe të dërgojnë vendin në zgjedhje. Ne i bëmë të gjitha përpjekjet tona, deputetët ishin këtu përkundër obligimit. Nuk kishim asnjë njoftim nga ta, por me vetëdije nuk morën pjesë në votim për presidentin”, ka thënë ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.