Këshillari i Kurtit kritikon Osmanin: E verbuar për pushtet

Këshilltari i Kurtit thotë se presidentja po i vesh vetes kompetenca që nuk i takojnë.

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka reaguar ashpër ndaj presidentes Vjosa Osmani, duke e akuzuar atë për veprime të motivuara nga “zelli për pushtet”.

banner

Në një reagim publik, Zulfaj ka thënë se disa orë para fillimit të seancës për zgjedhjen e presidentit, Osmani i kishte dërguar kryetares së Kuvendit amendamente për ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim që presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.

Sipas tij, Osmani ka qenë në detyrë për pesë vjet dhe nëse do të kishte pasur vullnet të mirë për republikën, një iniciativë e tillë do të mund të ishte ndërmarrë shumë më herët.

“Zelli për pushtet si duket është aq i madh sa edhe vërbues dhe nuk lejon të shohësh pjesën ku amendamentet hyjnë në fuqi vetëm pas gjashtë muajsh”, ka shkruar Zulfaj.

Ai e ka akuzuar gjithashtu presidenten se po i atribuon vetes kompetenca që nuk i takojnë dhe se, sipas tij, me veprimet e fundit ka bërë shkelje të Kushtetutës.

“Pas pesë vitesh që Vetëvendosje i dha rastin të shërbejë në pozitën më të lartë të shtetit, në vend që ta përfundojë mandatin me dinjitet, ajo si akt të fundit zgjodhi shkeljen e Kushtetutës dhe sulmin ndaj subjektit që e bëri presidente. Trashëgimi e pandershme”, ka deklaruar Zulfaj.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.