
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves.
Pas takimit, ambasadori britanik ka theksuar se është nevojë urgjente që Kosova t’i rikthehet stabilitetit politik.
“Sot bisedova me Presidenten Osmani për nevojën urgjente që Kosova t’i rikthehet stabilitetit politik për të mundësuar përparim në agjendat e brendshme dhe ndërkombëtare. Në këtë kohë pasigurie politike, diskutimi i respektueshëm dhe konstruktiv është thelbësor për të gjetur rrugën përpara”, ka shkruar ai.



