Rrustemi me akuza ndaj ambasadorëve: I lus të mos e shkatërrojnë Kushtetuesen me vizita

Deputeti i LVV-së u bën thirrje diplomatëve të mos e “shkatërrojnë” Kushtetuesen me vizita dhe takime.

Deputeti i Lëvizjës Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka pretenduar se disa ambasadorë po ndërhyjnë në punën e Gjykates Kushtetuese.

banner

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rrustemi u ka bërë thirrje diplomatëve që të mos ndërhyjnë në këtë institucion, duke paralajmëruar se një gjë e tillë mund të ketë pasoja për vendin.

“I lus disa ambasadorë që të mos e shkatërrojnë Gjykatën Kushtetuese me vizita, takime e ndërhyrje, sepse dëmet për vendin tonë do të jenë të pariparueshme”, ka shkruar ai.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.