
Riho Terras mirëpret formimin e Qeverisë së re, por shpreh keqardhje për ngërçin politik dhe dështimin e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit.
Raportuesi i Parlamentit Evropian, Riho Terras, ka publikuar Draft-raportin e tij për Kosovën për vitin 2025, duke e cilësuar atë si një “vit të humbur” për shkak të bllokadës politike dhe institucionale që ka mbizotëruar gjatë gjithë vitit.
Terras mirëpret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re të Kosovës më 12 shkurt 2026, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në dhjetor 2025 dhe pas më shumë se një viti ngërçi politik. Megjithatë, ai shpreh keqardhje për procesin e paralizuar politik gjatë vitit 2025.
Raportuesi estonez gjithashtu thekson se dështimi i Kuvendit për të zgjedhur presidentin e ri brenda afatit kushtetues e ka çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja. Ai shpreh njohuri për dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit më 6 mars 2026.
“Shpreh keqardhje edhe për dështimin e Kuvendit për të zgjedhur një President të ri brenda afatit kushtetues, duke e shtyrë kështu vendin drejt zgjedhjeve të reja; jemi në dijeni për shpërbërjen e Kuvendit me dekret presidencial më 6 mars 2026”, thuhet në raport.




