
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e ka kritikuar është presidenten Vjosa Osmani.
Ai ka bërë me dije se shefja e shtetit për 5 vite i qëndroi besnike shefit të qeverisë, duke mos e kundërshtuar për asgjë.
Në një intervistë për gazetën Nacionale, Hoti ka thënë se vet Osmani e ka konfirmuar se ka qenë në agjendën politike të Kurtit.
“Unë e njoh politikisht se si vepron, unë shpresoj që me deklarimet e fundit e kanë parë të gjithë qytetarët modelin politik që ajo i ka ofruar vendit. Në intervistë, ajo tha që i ka qëndruar besnike në gjithçka që ka kërkuar Kurti, ia ka dhënë edhe datën e zgjedhjeve. Dhe ky në fund nuk e ka propozua. Është shpërfaqje e një karakteri politik që nuk i duhet vendit. Ajo ka vërtetuar se ka qenë në shkelje kushtetuese gjatë gjithë kohës sa ka qëndruar në atë zyrë. Sepse Kushtetuta kërkon mbikëqyrje të rendit kushtetuese”, ka thënë Hoti.
Ai ka bërë me dije se Osmani i ka konfirmuar dyshimet e opozitës.
“Me këto veprime kjo e ka bërë të qartë që ka qenë në shërbim të agjendës politike të Kurtit. Në këtë e kemi thënë gjatë gjithë kohës dhe tani ajo e vërtetoi me gojë të vet këtë çështje”, është shprehur Osmani.



