
Kreu i LDK-së thotë se është koha për bashkim të forcave politike të djathta dhe për një projekt të gjerë properëndimor në Kosovë.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për mundësinë e një bashkimi të madh të së djathtës në Kosovë, duke theksuar se në një projekt të tillë një rol të rëndësishëm mund ta kishte edhe presidentja Vjosa Osmani.
Ai theksoi se Osmani aktualisht mban postin e presidentes dhe për këtë arsye nuk mund të flitet më gjerësisht për angazhime politike, por shtoi se në një projekt të madh të së djathtës ajo do ta kishte vendin e saj të padiskutueshëm.
“Është koha për bashkim të madh dhe jo për interesa individuale. Nuk kemi njerëz për të humbur dhe të gjitha potencialet duhet të bashkohen”, ka thënë Abdixhiku.
Ai shtoi se është i përkushtuar për ta rikthyer dhe forcuar të djathtën në Kosovë përmes një bashkimi sa më të gjerë politik, ku të gjithë ata që besojnë në vlerat e së djathtës dhe në orientimin properëndimor të vendit mund të gjejnë vendin e tyre.



