Mustafa: Kurti akomodoi strukturat paralele, “harroi” reciprocitetin për shqiptarët e Luginës

Arben Mustafa, deputet i PDK, ka komentuar kompromisin që sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e pranoi në lidhje me ligjin për të huajt, të cilin ia kërkoi BE-ja.

Mustafa ka vlerësuar se Kurti ka akomoduar strukturat paralele.

banner

Tutje, Mustafa theksoi se Kurti ka “harruar” të kërkojë çarëdo reciprociteti për Luginën.

Postimi i plotë:

Albin Kurti i akomodoi strukturat paralele serbe në Kosovë, ndërsa “harroi” të kërkojë çfarëdo reciprociteti për shqiptarët e Luginës.

Njeriu që erdhi në pushtet me gojën plot kundër strukturave paralele dhe me premtimin për reciprocitet për shqiptarët e Luginës, sot duket se nuk ekziston më.

Nga ai ka mbetur vetëm propaganda.

Sot, përmes vendimeve të tij, strukturat paralele të Serbisë jo vetëm që tolerohen, por po fitojnë edhe legjitimitet në Kosovë.

Mjekët me dokumente të lëshuara nga këto struktura dhe pa licenca nga institucionet e Republikës së Kosovës lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre në territorin e Kosovës.

Ndërkohë, mjekëve shqiptarë nga Lugina, të specializuar në Kosovë nuk u lejohet të ofrojnë shërbime në komunat e tyre në Luginë.

Pra, aty ku Kurti premtonte reciprocitet, sot kemi vetëm njëanshmëri. Dhe rasti i mjekëve është vetëm një shembull, sepse e njëjta praktikë zbatohet edhe në fusha të tjera.

Ky është “reciprociteti” i Albin Kurtit, lëshime për Serbinë dhe injorim total për shqiptarët e Luginës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.