Aksioni i madh kundër fajdeve në Prizren, një person arrestohet – katër në kërkim

Sot Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion policor në Prizren kundër fajdesë.

Nga ky aksion një person i dyshuar është arrestuar, ndërsa katër të tjerë janë shpallur në kërkim.

banner

Sipas Policisë, të dyshuarit me inicialet B.K., GJ.K., E.K., E.K. dhe E.R. dyshohet se kanë kryer veprat penale “Fajdeja”, “Privimi i kundërligjshëm i lirisë” dhe “Detyrimi”, të parashikuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

“Me vendim të prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore në Prizren, ndaj personit të arrestuar është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet për këtë rast janë duke vazhduar”, thuhet në njoftim.

“Sipas vlerësimeve fillestare të hetimit, dëmi i shkaktuar ndaj viktimës arrin rreth 700 mijë euro, ndërsa të dyshuarit dyshohet se kanë kërkuar edhe rreth 450 mijë euro shtesë në emër të interesit të fajdesë. Me urdhër të gjykatës janë kryer kontrolle në pesë lokacione të ndryshme në qytetin e Prizrenit. Gjatë operacionit është arrestuar një person i dyshuar, ndërsa katër persona të tjerë janë në kërkim policor”, thuhet në Komunikatën e përbashkët të Policisë dhe të Prokurorisë Themelore në Prizren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.