Eman Rrahmani kërkon heqjen e akcizës dhe TVSH-së për derivatet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës paralajmëron rritje të çmimeve dhe presion ekonomik mbi qytetarët e bizneset.

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të ndërmarrë masa urgjente për të përballuar rritjen e çmimeve, duke propozuar pezullimin e akcizës dhe heqjen e përkohshme të TVSH-së për derivatet.

banner

Sipas tij, çmimet e karburanteve kanë arritur nivele alarmante, ndërkohë që është rritur edhe çmimi i energjisë elektrike për qytetarët dhe ndjeshëm për bizneset, sidomos pas kalimit në tregun e lirë.

Rrahmani ka theksuar se kjo situatë po krijon presion të madh ekonomik dhe po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e përgjithshme të çmimeve dhe në koston e jetesës.

Ai vlerësoi se një vendim për heqjen e akcizës dhe analizimin e mundësisë për largimin e përkohshëm të TVSH-së do të ulte çmimin e derivateve për rreth 60 cent për litër, duke lehtësuar barrën për qytetarët dhe duke ndihmuar bizneset.

Në fund, Rrahmani paralajmëroi se mosveprimi mund të sjellë pasoja serioze, si rritje e pakontrolluar e çmimeve, ulje e fuqisë blerëse dhe vështirësi për funksionimin e bizneseve në vend.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.