
Viktor Buzhala është dorëhequr nga partia GUXO.
Në shkrimin e dorëheqjes, Buzhala ka vlerësuar se nuk i mjafton të jetë veç anëtar i GUXO-s.
Shkrimi i plotë:
Te nderuar, kam vendosur te largohem nga partia Guxo. Nuk me mjafton, as nuk me ploteson te qenurit vetem anetar i thjeshte i nje partie politike.
Per te hyre ne politike, me eshte dashur te sakrifikoj shume ne aspektin personal. Qellimi i vetem ishte te kontriboja. Deri tash, nuk mu dha ajo mundesi.
Siç e dini une nuk arrita te behem deputet, nuk jam pjese e asnje dikasteri qeveritar apo institucional, sikurse nuk jam pjese e asnje strukture te Guxo, pra nuk me eshte dhene apo ofruar asnje pergjegjesi aty.
E kjo situate, ku une mbetem totalisht i paangazhuar, duke konsideruar qe mundesia per te kontribuar nga kendi i anetarit te thjeshte te nje partie eshte zero, bie ndesh totalisht me ate per cka une jam angazhuar ne politike.
Dua ta falenderoj bashke- kryetaren e Guxo, zonjen Donika Gervalla per mbeshtetjen qe ma ka dhene qe nga dita e pare.
Per fund, me duhet te sqaroj qe bindjet e mia politike mbesin te njejta dhe ndermend me i ndryshu nuk e kam.



