Kuvendi vazhdon seancën nga ora 11:00, në rend dite edhe Ligji për Specialen

Kuvendi i Kosovës pritet që sot, nga ora 11:00, ta vazhdojë seancën e nisur një ditë më parë.

Në rendin e ditës, si pikë e fundit, është paraparë edhe shqyrtimi i Projektligjit për Gjykatën Speciale.

Kuvendi e përfshiu të enjten këtë projektligj në rend dite, pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës që të rrëzohet vetoja e presidentes Justina Shiroka-Pula dhe të hyjë në fuqi versioni i miratuar nga deputetët në dy lexime.

Presidentja e kishte kthyer ligjin në Kuvend, duke kërkuar rishqyrtimin dhe ndryshimin e disa dispozitave, kërkesë që fillimisht ishte mbështetur edhe nga PDK-ja.

Megjithatë, PDK-ja më pas ndryshoi qëndrim dhe kërkoi që ligji të miratohet në përmbajtjen e njëjtë. Sipas propozimit të saj, ndryshimet e kërkuara do të mund të bëheshin përmes amendamentimit pasi ligji të hynte në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.