Trump kërcënon Iranin me “shkatërrim të plotë” brenda katër orësh nëse nuk hapet ngushtica e Hormuzit

Presidenti amerikan ashpërson retorikën dhe vendos ultimatum ndaj Teheranit, ndërsa hedh poshtë kritikat për sulme të mundshme ndaj infrastrukturës civile.

Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar ndjeshëm retorikën ndaj Iranit, duke përsëritur ultimatumin që i ka vendosur këtij vendi lidhur me situatën në ngushticën strategjike të Hormuzit.

banner

Trump paralajmëroi se nëse kjo rrugë detare mbetet e mbyllur, Shtetet e Bashkuara mund të reagojnë me sulme të rënda ndaj infrastrukturës së Iranit. Ai përmendi në mënyrë specifike mundësinë e shkatërrimit të urave dhe termocentraleve, duke shtuar se SHBA-ja ka kapacitet të shkaktojë një “shkatërrim të plotë” brenda katër orësh.

“Ne kemi një plan”, deklaroi Trump, duke theksuar se ultimatumit i skadon afati të mërkurën në orën 02:00 pas mesnate.

Presidenti amerikan hodhi poshtë edhe kritikat që janë ngritur nga ekspertë dhe organizata ndërkombëtare, sipas të cilave sulmet ndaj infrastrukturës civile mund të përbëjnë krime lufte.

Gjatë deklaratës së tij, Trump përdori gjithashtu një gjuhë të ashpër dhe fyese ndaj popullit iranian, një shprehje që u konsiderua si një shkarje verbale e pazakontë edhe për standardet e retorikës së tij të njohur politike.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.