Rrahmani: Fitimi i bankave në Kosovë gjatë qeverisjes “sociale e popullore” të Kurtit është rritur çdo vit

Deputeti i PDK-së thotë se rritja e fitimeve ka sjellë norma të larta interesi dhe presion mbi familjet dhe bizneset.

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se gjatë kësaj periudhe është shënuar rritje e vazhdueshme e fitimeve të bankave në Kosovë.

banner

Sipas Rrahmanit, vetëm në vitin 2024 bankat kanë realizuar mbi 105 milionë euro më shumë fitim krahasuar me vitin 2020.

Ai ka paraqitur edhe shifrat e fitimeve ndër vite: në vitin 2020 bankat fituan 75 milionë euro, në vitin 2021 rreth 117.5 milionë euro, në vitin 2022 rreth 140 milionë euro, në vitin 2023 rreth 158 milionë euro, ndërsa në vitin 2024 mbi 180 milionë euro.

Rrahmani tha se nëse ky trend vazhdon, në vitin 2025 fitimet e bankave mund të kalojnë 200 milionë euro.

Sipas tij, kjo situatë ka sjellë pasoja për qytetarët dhe bizneset, përfshirë rritjen e normave të interesit, kredi më të shtrenjta dhe presion mbi familjet, si dhe vështirësi për mbijetesën e bizneseve të vogla.

Në reagimin e tij, ai përdori tone kritike ndaj qeverisë, duke ironizuar se vendi po shndërrohet në një “republikë sociale” dhe “autoritare”, ku, sipas tij, pushteti është i përqendruar tek një figurë e vetme politike.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.