Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

Ushtruesja e detyrës së presidentit thotë se është e gatshme të ndihmojë me takime mes grupeve parlamentare për të gjetur një zgjidhje.

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se vendi nuk ka kohë për të humbur dhe se shpreson që presidenti i ri të zgjidhet brenda afatit kushtetues. Në të kundërtën, ajo tha se do të detyrohet të shpallë datën e zgjedhjeve të reja.

banner

Haxhiu theksoi se është e gatshme të ndihmojë në procesin e gjetjes së një zgjidhjeje për zgjedhjen e presidentit, duke organizuar takime dhe diskutime me grupet parlamentare nëse ato e konsiderojnë të nevojshme.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit më 8 prill, ajo sqaroi se në cilësinë e kryetares së Kuvendit është e hapur për të kontribuar në lehtësimin e dialogut politik.

“Unë mirëpres vazhdimin e takimeve që kanë ndodhur në ditët që lamë pas. Urojmë që t’i lëmë anash të gjitha dallimet dhe të jemi bashkë që ta gjejmë një zgjidhje për presidentin. Uroj që të mos vijë situata që si ushtruese e detyrës së presidentit të shpall datën e zgjedhjeve sepse, siç e dini, me aktgjykimin e Kushtetueses, Kuvendi konsiderohet i shpërndarë kur ne përmbushim afatin dhe nuk zgjedhim presidentin”, tha Haxhiu.

Ajo shtoi se është në dispozicion të grupeve parlamentare për të ndihmuar në organizimin e takimeve, por theksoi se përgjegjësia kryesore mbetet te partitë politike.

“Prandaj, nëse ju duhem grupeve parlamentare unë jam në shërbim të tyre të ndihmoj me takime. Por, mendoj që e rëndësishme është që të gjitha grupet parlamentare dhe partitë që përfaqësohen në Kuvend të dëshmojnë vullnet për ta gjetur një zgjidhje për presidentin”, theksoi Haxhiu.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.