
Vajza e Presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump ka mbërritur sërish mbrëmjen e djeshme (11 prill) në qytetin e Vlorës, ku sipas informacioneve ajo ka kaluar natën në vilat qeveritare.
Ditën e sotme, Ivanka Trump pritet të udhëtojë drejt Dhërmiut, ku ndodhet edhe Kryeministri Edi Rama. Rreth orës 11:00 pritet të zhvillohet një takim mes tyre në vilat qeveritare, i cili do të pasohet nga një drekë e përbashkët.
Ivanka Trump zhvilloi një vizitë në Vlorë edhe 3 muaj më parë, ku u takua me një grup arkitektësh si dhe me kryeministrin Edi Rama. Në fokus të vizitës ishin investimet në Shqipëri, kryesisht në bregdet.



