JD Vance i kërkon Papës Leo XIV të mos ndërhyjë në politikën amerikane

Zëvendëspresidenti i SHBA-së thotë se Vatikani duhet të merret me çështje morale dhe të Kishës, jo me politikat e Uashingtonit.

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, i ka bërë thirrje Vatikanit dhe Papës Pope Leo XIV që të mos ndërhyjnë në çështjet politike të SHBA-së.

banner

Në një intervistë për Fox News, Vance deklaroi se në disa raste do të ishte më mirë që Vatikani të fokusohej vetëm në çështje morale dhe në punët e brendshme të Kishës Katolike. “Në disa raste do të ishte më mirë që Vatikani të qëndrojë te çështjet e moralit dhe te ajo që po ndodh në Kishën Katolike, ndërsa presidenti i Shteteve të Bashkuara të merret me politikat publike amerikane”, tha ai. 

Deklarata e Vance vjen në një moment tensionesh mes administratës amerikane dhe Vatikanit, pasi Papa Leo XIV ka kritikuar luftërat dhe politikat e caktuara ndërkombëtare të SHBA-së, duke theksuar se Kisha ka detyrë morale të flasë kundër luftës dhe vuajtjeve njerëzore.  

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.