Izraeli dhe Libani bien dakord për armëpushim 10-ditor

Ky zhvillim vjen pas bisedimeve të zhvilluara në Washington, D.C., ku për herë të parë pas 34 vitesh përfaqësues të Izraelit dhe Libanit janë ulur në të njëjtën tryezë negociatash

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se Izraeli dhe Libani kanë arritur një marrëveshje për një armëpushim 10-ditor, i cili pritet të hyjë në fuqi në orën 17:00 sipas kohës së Bregut Lindor të SHBA-ve (EST). Deklarata u publikua nga vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë në platformën Truth Social dhe është paraqitur si rezultat i përpjekjeve diplomatike të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara.

banner

Sipas Trump, ky zhvillim vjen pas bisedimeve të zhvilluara në Washington, D.C., ku për herë të parë pas 34 vitesh përfaqësues të Izraelit dhe Libanit janë ulur në të njëjtën tryezë negociatash. Ai tha se këto takime kanë qenë intensive dhe të drejtuara nga zyrtarë të lartë amerikanë, me synimin për të ulur tensionet dhe për të krijuar një kanal komunikimi të drejtpërdrejtë mes palëve.

Në procesin e ndërmjetësimit, sipas tij, janë përfshirë edhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Zëvendëspresidenti JD Vance, si dhe struktura të tjera të administratës amerikane që kanë bashkërenduar kontaktet diplomatike dhe të sigurisë. Trump theksoi se qëllimi i këtyre përpjekjeve është jo vetëm ndalimi i përkohshëm i konfliktit, por edhe hapja e rrugës për një marrëveshje më të gjerë paqeje.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.