
Kandidati për Çair, Bujar Osmani ia huq përsëri. Pa apo me qëllim promovoi kundëkandidatin e tij, Izet Mexhiti.
Osmani, gjatë tubimit me qytetarë të Çairit, premtoi se për asnjë post qeveritar nuk do ta lëshojë pozitën e kryetarit të Çairit, duke harruar se Mexhiti braktisi dy poste qeveritare për t’u bërë kryetar i kësaj komune.
Ndonëse duket sikur jeton në një univers paralel, Osmani vazhdon me ketë temë gjatë këtij tubimi elektoral, duke kërkuar nga Mexhiti të bëjnë marrëveshje te noteri se nuk do ta braktisin Çairin për poste qeveritare.
“Hajde të bëjmë një marrëveshje. Unë sot do të nënshkruaj, madje edhe te noteri nëse duhet, që nuk do ta lë komunën e Çairit deri sa ju të mos më ndërroni me votë. Asnjëherë, për asnjë funksion, pa marrë parasysh çfarë oferte mund të më japin nesër. Edhe nëse më propozojnë për ministër – unë nuk do ta lë funksionin e kryetarit të komunës. Por, të njëjtën marrëveshje duhet ta pranojë edhe Mexhiti. Nëse ai humb, duhet të japë dorëheqje – menjëherë. Kjo është çështje e moralit politik dhe e ndershmërisë personale. E pastaj le të shohim kush është i ndershëm e kush jo në qëllimet e veta”, tha Osmani.
Ai e konsideroi këtë marrëveshje si një test për sinqeritetin e kundidatëve.
“Për të parë kush vërtet do të punojë për Çairin – dhe kush do ta përdorë Çairin për t’u kthyer në funksion në Qeveri. Qytetarët kanë të drejtë të dinë: kush është këtu për ta, e kush është këtu vetëm për veten”, shtoi Osmani.



