Lirohet Durim Berisha, thotë se arbitrarisht u dërgua në mbajtje për 48 orë: Do t’i publikoj hollësitë

Durim Berisha, jurist i njohur dhe ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka njoftuar se është liruar pas dërgimin në mbajtje për 48 orë.

Berisha ka pretenduar se është dërguar në mënyrë arbitrare në mbajtje.

banner

Sjellim ndër mend që dy ditë më parë, avokati i Berishës, Ngadhnjim Makolli foli ekskluzivisht për Gazetën Politika, duke treguar për dërgimin në mbajtje të Berishës.

“Policia e ka ndaluar për 48 orë klientin tim, Durim Berisha. Ky ndalim vjen pas denoncimit publik në Facebook rreth dyshimeve për keqpërdorim seksual në BIK” – tha Makolli, avokati i Berishës, për Gazetën Politika.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.