Kujtim Shala: Kurti e pa Vjosa Osmanin si presidente të vërtetë, prandaj nuk e kandidoi më

Zyrtari i LDK-së thotë se Kurti ka dashur “një president që nuk është president”

Kujtim Shala ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk e ka mbështetur një mandat tjetër për Vjosa Osmani, pasi e ka parë atë si “presidente të vërtetë”.

banner

Në emisionin “Pressing” në T7, Shala tha se Kurti ka dashur një president pa peshë reale politike.

“Albin Kurti e ka interpretuar ndryshe në fund të mandatit, siç e ka thënë në takime të mbyllura, ai ka dashur një president që nuk është president”, ka deklaruar ai.

Sipas zyrtarit të Lidhja Demokratike e Kosovës, Kosova ka nevojë për një president me legjitimitet dhe mbështetje politike.

“Nuk mund të përfaqësojë unitetin e një populli dikush që nuk ka mbështetje politike”, është shprehur Shala.

Ai shtoi se Kurti e kishte parë Osmanin si një presidente me rol të mirëfilltë institucional dhe për këtë arsye nuk dëshironte vazhdimin e mandatit të saj.

“Kurti e ka parë Vjosa Osmanin si një presidente të vërtetë dhe nuk ka dashur presidentë të vërtetë”, ka thënë Shala.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.