
Bashkëpunëtori i Kurtit u bën thirrje qytetarëve të regjistrohen dhe të votojnë në zgjedhjet e 7 qershorit.
Hysamedin Feraj, bashkëpunëtor i afërt i kryeministrit Albin Kurti, ka akuzuar opozitën për bllokim të proceseve politike në vend.
Përmes një mesazhi publik, Feraj ka deklaruar se zhbllokimi i situatës politike mund të ndodhë vetëm përmes votës së qytetarëve.
“Bllokimin e Kosovës nga opozita mund ta zhbllokojë vetëm vota juaj: regjistrohu, voto, zhblloko – hapi rrugë Kosovës”, ka shkruar ai.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve, veçanërisht mërgatës, që të regjistrohen dhe të marrin pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit.



