
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim me artistë, shkrimtarë, piktorë dhe njerëz të kulturës në “Soma Book Station”.
“Kafen e mëngjesit e pimë me artistë, shkrimtarë, piktorë e njerëz të artit e kulturës”, shkroi Abdixhiku.
Ai tha se gjatë takimit është diskutuar për librin, teatrin, trashëgiminë kulturore dhe identitetin e Kosovës.
“Folëm për artin, për fjalën, për skenën, për librin, për trashëgiminë dhe për kulturën si themel të identitetit tonë”, deklaroi ai.
Abdixhiku përmendi edhe projektet që LDK-ja parasheh në programin e saj për kulturën.
Në mesin e tyre ai renditi ndërtimin e Operës dhe Baletit “Dr. Ibrahim Rugova”, Teatrin e ri Kombëtar, Muzeun e Paqes dhe Rezistencës, Muzeun e Artit Bashkëkohor dhe Qendrën e Librit.
“Arti e kultura nuk do të jenë në margjina, por pjesë e dinjitetshme e zhvillimit të Kosovës”, u shpreh Abdixhiku.



