KQZ: Deri me tani, kanë votuar mbi 52 mijë qytetarë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është funksionalizuar platforma elektronike për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave të pjesëmarrjes në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, deri më tani, nga 87.63 për qind e vendvotimeve të raportuara, kanë votuar 52 mijë e 254 qytetarë, që përbën 2.67 për qind të elektoratit.

banner

KQZ bëri të ditur se gjatë ditës do të publikohen të dhënat për pjesëmarrjen në votime në gjashtë intervale kohore: 09:00, 11:00, 13:00, 15:00, 17:00 dhe 19:00.

Sipas njoftimit, të dhënat do të ndahen sipas komunave, qendrave të votimit dhe vendvotimeve.

Po ashtu, KQZ ka sqaruar se pas mbylljes së votimit do të publikohen rezultatet preliminare të subjekteve politike, ndërsa numërimi i votave për kandidatët për deputetë do të bëhet në Qendrat Komunale të Numërimit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.