Andi Bushati për Revolucionin e Flamingove: Nuk synon rrëzimin e Ramës, por ndryshimin e sistemit

Gazetari dhe analisti politik Andi Bushati ka vlerësuar se Revolucioni i Flamingove dallon nga lëvizjet tradicionale politike, pasi nuk ka për qëllim vetëm largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

Sipas Bushatit, thelbi i kësaj lëvizjeje është kundërshtimi i sistemit politik dhe ekonomik që, sipas protestuesve, ka mundësuar projekte të kontestuara si ai në Zvërnec dhe Sazan.

banner

“Nuk është lëvizje për rrëzimin e një kufome politike, por të sistemit”, ka deklaruar Bushati.

Ai e sheh protestën si një reagim më të gjerë qytetar, që shkon përtej ndarjeve tradicionale mes mazhorancës dhe opozitës dhe synon ndryshime më të thella në mënyrën e qeverisjes.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.