
Ish-kryeministri britanik Gordon Brown ka deklaruar se Irlanda do të bëhet një vend i bashkuar në të ardhmen.
Sipas Brown, në plan afatgjatë ka kuptim që Irlanda e Veriut dhe Republika e Irlandës të jenë pjesë e të njëjtit shtet.

“Ka kuptim, në plan afatgjatë, që Irlanda e Veriut dhe Republika e Irlandës të jenë një vend”, ka thënë Brown.
Deklarata e ish-kryeministrit britanik konsiderohet e rëndësishme për shkak të rolit që ai kishte në qeverinë e Tony Blairit në kohën kur u nënshkrua Marrëveshja e së Premtes së Mirë, më 1998.
Në atë periudhë, Brown shërbente si ministër i Financave në qeverinë laburiste të Blairit.
Marrëveshja e së Premtes së Mirë i dha fund pjesës më të madhe të konfliktit disa dekadësh në Irlandën e Veriut dhe përcaktoi se çdo ndryshim i statusit kushtetues të territorit duhet të bëhet me pëlqimin demokratik të qytetarëve.



