Nezir Kraki u reagon mediave: Jam deputet i VV-së, s’kam asnjë lidhje me partinë GUXO

Deputeti i zgjedhur, Nazir Kraki, ka reaguar ndaj raportimeve të disa mediave që e kanë paraqitur si deputet të partisë Guxo.

Përmes një reagimi publik, Kraki ka sqaruar se në zgjedhjet e fundit ka garuar si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje dhe jo i Guxo-s.

banner

“Nezir Kraki nuk është deputet nga partia Guxo, por nga Lëvizja Vetëvendosje”, ka shkruar ai.

Kraki ka theksuar se këtë çështje e ka sqaruar edhe më herët dhe se nuk ka më lidhje politike me Guxo-n.

“Në këto zgjedhje kam hyrë si kandidat nga LVV, jo nga Guxo dhe këtë e kam sqaruar disa herë. Nuk e kam më asnjë lidhje me partinë Guxo”, ka deklaruar ai.

Ai u ka bërë thirrje mediave që ta marrin parasysh këtë fakt në raportimet e tyre.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.