
Analistja Zana Avdiu ka vlerësuar rolin e liderit të partisë Mundësia, Agron Shehaj, në protestat kundër projektit turistik në Zvërnec dhe Sazan.
Sipas saj, Shehaj është një nga politikanët që i nevojiten Shqipërisë në këtë moment.

“Në protestat në Shqipni, prej politikanëve po shkëlqen Agron Shehaj. Absolutisht është një prej atyre politikanëve për të cilët ka nevojë Shqipëria”, ka shkruar Avdiu.
Ajo ka theksuar se Shehaj nuk mund të akuzohet si kundërshtar i investimeve apo biznesit, duke argumentuar se qëndrimi i tij lidhet me kundërshtimin e asaj që ajo e cilëson si plaçkitje të interesit publik.
“Askush nuk mund ta akuzojë Shehajn se është kundër investimeve dhe biznesit. Pra, ai është kundër plaçkitjes”, ka deklaruar Avdiu.



