VLEN mban Kuvendin Themelues, Izeti Mexhiti tregon milionat që pritet të investohen në Shkup e Tetovë

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka deklaruar se shqiptarët më në fund po marrin pjesën që u takon në investimet shtetërore, duke prezantuar disa nga projektet që po realizohen në zonat shqiptare.

Në Kuvendin Themelues të VLEN-it, Mexhiti tha se përfaqësimi i vërtetë nuk matet me poste, por me rezultatet konkrete për qytetarët.

banner

“Mbi 40 milionë euro po investohen në kampusin e Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, 74 milionë euro në Spitalin e Tetovës dhe mbi 200 milionë euro në autostradën Shkup–Bllacë”, ka deklaruar ai.

Sipas Mexhitit, përmes projekteve të ndryshme zhvillimore po realizohen rreth 100 milionë euro investime në komunat shqiptare, në shkolla, çerdhe, rrugë lokale, ujësjellës dhe infrastrukturë.

“Për shumë vite u fol shumë, por u punua pak. Sot është ndryshe. Shqiptarët po marrin hisen që u takon në buxhetin e shtetit”, ka theksuar ai.

Mexhiti shtoi se VLEN do të vazhdojë të fokusohet në fuqizimin e komunave dhe në shpërndarjen më të drejtë të investimeve publike.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.