Përplasja publike mes zyrtares së Vetëvendosjes, Dejona Mihali, dhe zyrtarit të PDK-së, Sami Lushtaku, është ashpërsuar me akuza të rënda personale dhe politike.
Lushtaku ngriti një sërë pyetjesh ndaj Mihalit, duke kërkuar sqarime për rolin e saj në Vetëvendosje dhe ndikimin që, sipas tij, ushtron në vendimmarrje.
“Si është e mundur që Vetëvendosje dhe i gjithë pushteti i saj në Kosovë të drejtohet nga një greke e dyshimtë?”, ka shkruar Lushtaku, duke bërë edhe akuza të tjera ndaj saj.
Mihali iu kundërpërgjigj ashpër, duke e akuzuar Lushtakun për bllokimin e PDK-së dhe duke përdorur gjuhë të rëndë ndaj tij.
“Çka me thënë njeriu për ty? Faqja e zezë. Ngado plaçkë, haraç, dhunë, gangsterllëk, budallallëk, pisllëk”, ka shkruar Mihali.
Debati vjen në një kohë kur tensionet politike mes pushtetit dhe opozitës janë shtuar, ndërsa retorika mes figurave të të dy kampeve po bëhet gjithnjë e më e ashpër.



