Ejup Maqedonci në selinë e NATO-s: Kosova rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në takimin e 35-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i cili u mbajt në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel.

Në takimin ku morën pjesë rreth 50 ministra të mbrojtjes nga vendet anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere, u diskutua për zhvillimet më të fundit të sigurisë dhe situatën në Ukrainë.

banner

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, Kosova në këtë takim ka rikonfirmuar mbështetjen e saj për Ukrainën në përballjen me agresionin rus.

“Pjesëmarrësit, përfshirë ministrin gjerman të Mbrojtjes Boris Pistorius, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte dhe përfaqësues të Mbretërisë së Bashkuar, rikonfirmuan mbështetjen e fortë për Ukrainën në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial kundër agresionit rus”, thuhet në njoftim.

Takimi u zhvillua në një kohë kur lufta në Ukrainë mbetet një nga sfidat kryesore të sigurisë për NATO-n dhe partnerët e saj.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.