Sqarohet Lutfi Haziri: Vjosa Osmani mbetet i vetmi emër për presidente nga LDK-ja

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka bërë një sqarim rreth deklaratave të tij dhënë për Radion Evropa e Lirë, ku ka thënë se votat e LDK-së mund të unifikohen në rast se emri i presidentit del nga radhët e kësaj partie dhe jo përtej saj dhe se emra unifikues në parti janë ai ose kryetari Lumir Abdixhiku. 

Në një “sqarim për interesimin e publikut”, të postuar në rrjetin social Facebook Haziri ka thënë se ish-presidentja Vjosa Osmani, mbetet i vetmi propozim i LDK-së për presidente, shkruan KOHA.

banner

“Asgjë s’ka ndryshuar. Nominimi për presidente i Vjosa Osmanit mbetet i vetmi emër nga radhët e LDK-së. Në kuadër të debatit paszgjedhor, në emër të LDK-së kam paraqitur parimet gjithëpërfshirëse dhe modalitetet për bashkëpunim të mundshëm, për krijimin e stabilitetit politik dhe institucional”, ka shkruar Haziri. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.