Mbledhja në LDK, Haziri: Po trajtojmë situatën paszgjedhore, do të jemi pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po mban sot mbledhjen e Kolegjumit të Degëve, ku në fokus do të jetë analiza e situatës paszgjedhore dhe zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Para nisjes së takimit, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se mbledhja është pjesë e proceseve të rregullta të partisë dhe do të shërbejë për trajtimin e situatës paszgjedhore.

banner

“Është takim i kolegjiumit të degëve të LDK-së. Në situatë paszgjedhore është pjesë e punës ku kryetari i LDK-së dhe organet e LDK-së fillojnë ta trajtojnë situatën paszgjedhore. Kjo është në funksion të proceseve politike në të cilat LDK-ja ka vendosur parimisht që të jetë pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve”, deklaroi Haziri.

Ai nuk pranoi të japë më shumë detaje lidhur me temat që do të diskutohen, duke thënë se opinioni do të njoftohet pas përfundimit të mbledhjes.

“Për gjithçka që do të dalë nga ky takim do të njoftoheni pas takimit”, u shpreh ai.

Haziri shmangu gjithashtu pyetjet e gazetarëve lidhur me mundësinë e një takimi me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e institucioneve, duke mos dhënë përgjigje.

Mbledhja e Kolegjumit të Degëve zhvillohet në një periudhë tensionesh brenda LDK-së, pasi disa degë kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku pas rezultatit zgjedhor, ndërsa vetë Haziri ditë më parë kishte lënë të hapur mundësinë e një marrëveshjeje politike me Vetëvendosjen për krijimin e institucioneve të reja.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.