OVL-UÇK: Me lartësimin e Mlladiqit, Serbia kërcënon direkt paqen rajonale

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë se sjellja e Serbisë me lartësimin e kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq, kërcënon direkt paqen rajonale.

Serbia e ka glorifikuar figurën e Kasapit të Bosnjës, që vdiq në Hagë, ku po vuante dënimin me burgim të përjetshëm për gjenocid në Bosnjë e Hercegovinë.

banner

Në një komunikatë për media, OVL-UÇK ka dënuar veprimet e Serbisë për nderime shtetërore për Mlladiqin.

“Dënojmë ashpër përpjekjen e turpshme të Serbisë për të lartësuar Ratko Mlladiqin dhe për ta kthyer varrimin e tij në akt nderimi shtetëror. Kurorëzimi i një krimineli të dënuar lufte si hero kombëtar fyen çdo viktimë të tij dhe rehabiliton hapur ideologjinë që prodhoi gjenocid. Beogradi sërish refuzon të përballet me të kaluarën e vet kriminale. Përkundrazi, vazhdon ta ushqejë po atë ideologji që shkaktoi masakrat, dëbimet dhe varrezat masive. Kjo sjellje kërcënon drejtpërdrejt paqen rajonale.  Kujtimi dhe dinjiteti i viktimave nuk negociohen. As tani, as kurrë”, thuhet në reagimin e OVL-së së UÇK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.