
Arta Avdiu ka reaguar ndaj debatit të fundit për kontrollet në industrinë ushqimore, duke thënë se nuk arrin ta kuptojë mbrojtjen e një produkti ushqimor të dyshimtë vetëm për arsye politike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo tha se shëndeti i qytetarëve duhet të jetë prioritet mbi çdo interes partiak.
“Përnime nuk arrij me kuptu qysh mundet me u mbrojtë një produkt ushqimor i dyshimtë, veç për me sulmu Qeverinë. Qysh mundet njeri me shku kaq larg?”, ka shkruar Avdiu.
Ajo shtoi se, kur bëhet fjalë për shëndetin publik, interesi i qytetarëve duhet të mbizotërojë ndaj përplasjeve politike.
“Kur është në pyetje shëndeti i qytetarëve, interesi publik duhet me qenë mbi çdo interes politik e partiak”, u shpreh Avdiu.



