
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, i ka dalë në mbrojtje ministres së Administratës Shtetërore, Snezhana Paunoviq, për deklaratën fashiste ndaj Kosovës, shkruan KOHA.
Paunoviq në një intervistë për “Kurir”, u shpreh se po të ishte në vendin e Sllobodan Millosheviqit më 1998 do të bënte spastrim etnik në Kosovë. Megjithatë, sipas Daçiqit është i turpshëm dhe hipokrit reagimi ndaj saj.

“Dua të them se është e turpshme që deri tash asnjëherë s’kam dëgjuar fjalë nga politikanë të brendshëm që dënojnë spastrimin etnik të serbëve nga Kosova. Në kushtet ku edhe sot kemi emigrim të detyruar të serbëve nga Kosova, ndryshim të strukturës etnike, për të mos e përmendur presionin shekullor, emigrimin dhe dëbimin e serbëve nga Kosova, ende njerëzit flasin për këtë në Serbi dhe na akuzojnë për gjoja spastrim etnik në Kosovë”, ka thënë Daçiqi, duke bërë të ditur se po reagon si zëvendëskryeministër i shtetit.



