
Arbërie Nagavci, deputete e VV, ka folur në lidhje me vendimin e 16 shtatorit të Gjykatës Speciale për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Nagavci ka vlerësuar se duhet maturi, duke shtuar se duhet “të jemi unik”.

“Por në rastin në të cilin jemi është tejet e rëndësishme në këtë momentum kur të gjithë po presim se cili do të jetë vendimi i 16 shtatorit, të jemi unikë si shtet edhe të reflektojmë se çfarë është në interesin më të mirë të vendit” – ka thënë Nagavci.
“Mendoj që ajo që duhet të bëjmë tani, së paku tash në fund, është një maturi” – ka shtuar ajo.



