
Gani Geci, ish-deputet i LDK, ka shkruar në lidhje me zhvillimet politike në Kosovë.
Ai ka treguar taktikën, që sipas tij, po e ndjek kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Geci ka paralajmëruar zgjedhje.Gani
Postimi i plotë:
Bazuar në taktikat politike që po ndjek Albin Kurti dhe situatën politike në vend, frymën e ndarjes dhe përçarjes që po mbjell Albin Kurti, bazuar edhe në situatën e brendshme të LDK-së, dhe nëse nuk ndërhyn faktori ndërkombëtar, Kosova nuk do të mund ta zgjedhë presidentin brenda këtyre 58 ditëve dhe vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje brenda 100 ditëve të ardhshme.



