
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka reaguar pas dekretimit të Zejnullah Gashit në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, duke akuzuar pushtetin për ndikim mbi Prokurorinë.
Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj tha se me këtë emërim pushteti ka arritur ta shtrijë ndikimin në institucionin e Prokurorisë.

“Pushteti e shtriu dorën e ndikimit në kokën e Prokurorisë së Kosovës. E kjo iu mundësua sepse në krye të saj arriti të vendosë një vartës servil, të dëgjueshëm ndaj Kurtit”, ka shkruar Molliqaj.
Sipas tij, emërimi i Zejnullah Gashit në krye të Prokurorisë së Shtetit paraqet një ndërhyrje të pushtetit në një nga institucionet kryesore të drejtësisë në vend.



