“Fanstastiku Ramush”: Elvis Hoxha thotë se “ishte boll e dhimbshme ta dëgjoje më shumë” se 5 minuta Haradinajn

Elvis Hoxha, aktivist i Vetëvendosjes nga Shqipëria, ka ironizuar me disa prej deklaratave të Ramush Haradinajt, kryetar i AAK-së, në një emision në Klan Kosova.

Në një postim të tij, Hoxha ka thënë se Haradinaj po shpërndan “fantazi” kur flet për çështje madhore si siguria dhe integrimi ndërkombëtar i Kosovës.

banner

“Fantastik Ramushi nxjerr dokumentin sekret të rekrutimit të Albin Kurtit nga BIA serbe. Është letra e përfaqësuesit të BE-së. Këto lidhje janë prodikt i një inteligjence të paparë. Vetëm Ramushi i takon kësaj inteligjence. Fantastiku Ramush na përsëriti se do të hyjmë në NATO javën tjetër,” shkroi Hoxha.

Ai shtoi se e dëgjoi Haradinajn vetëm pesë minuta, pasi sipas tij ishte “boll e dhimbshme ta dëgjoje më shumë”.

“Vetëm këta dy elementë po përmend, sepse e dëgjova fantastikun 5 minuta. Ishte boll e dhimbshme ta dëgjoje më shumë” – ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.