
Arian Tahiri, deputet i PDK-së, ka folur në lidhje me situatën politike në Kosovë, duke kritikuar VV-në për qasje bllokuese.
Tahiri ka pretenduar se Albin Kurti, kryeministër në detyrë, po synon përmbysjen e shtetit të Kosovës.

“Si rezultat i fuqisë së madhe politike që qytetari i Kosovës ia ka dhënë Albin Kurtit, po i shohim skenarët e tij politikë që në vazhdimësi me prodhu situata, të cilat e pengojnë funksionalizimin e shtetit të Kosovës, pavarësisht që ai ka mbërri edhe më 28 dhjetor, edhe më 7 qershor me marrë mbështetjen popullore dhe me e fitu pushtetin 100%. Po na po e shohim dhe besoj shumë që janë vetëdijësuar qytetarët e Republikës së Kosovës e më së shumti votuesit e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes që Albin Kurtit nuk po i mjafton pushteti 100%. Ai e do përmbysjen e shtetit”, tha ai.



